Bota

Shkarkohen dhjetëra zyrtarë ukrainas të rekrutimit, akuzohen për korrupsion

Zyrtarët ukrainas të rekrutimit të akuzuar se kanë marrë ryshfet dhe kanë kontrabanduar persona janë vendit, janë shkarkuar, në një aksion që Ukraina ka marrë kundër korrupsionit, raporton BBC.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se mbi 30 persona po përballen me akuza penale, pasi një hetim në zyrat lokale të ushtrisë së Ukrainës ka ekspozuar korrupsionin.

Zelensky tha se ryshfeti në kohë të luftës është “tradhti e lartë”.

Masat erdhën pasi Ukraina është duke tentuar t’i përforcojë forcat e armatosura, ndërsa po përgatitet për një kundërofensivë.

Në një deklaratë të lëshuar nga Presidenca e Ukrainës thuhet se pretendimet për korrupsion “paraqesin një rrezik për sigurinë nacionale të Ukrainës dhe minojnë besimin në institucionet shtetërore”.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Është bërë e ditur se do të zgjidhen zëvendësues për pozitat e zyrtarëve të rekrutimit. Kandidatët do të jenë me përvojë në fushëbetejë dhe të cilët kalojnë filtrin e shërbimeve të inteligjencës.

Në mesin e akuzave me të cilat përballen zyrtarët e akuzuar për korrupsion, është se kanë marrë para kesh apo në formë të kriptovalutave dhe kanë ndihmuar personat që janë të aftë të luftojnë të ikin nga vendi.

Me mobilizimin e përgjithshëm në Ukrainë nënkuptohet se të gjithë burrat mbi 18 vjet që janë në gjendje të luftojnë duhet të rekrutohen, dhe shumica e burrave nën 60 vjet e kanë të ndaluar të largohen nga vendi.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

“Ne kemi përjashtuar të gjithë komisarët rajonalë ushtarakë. Ky sistem duhet të udhëhiqet nga njerëzit që e dinë saktësisht çfarë është lufta dhe pse cinizmi e mito në kohë të luftës është tradhti e lartë”, ka thënë Zelensky.

Ai ka thënë se sistemi i rekrutimit “nuk po punon si duhet” dhe ka shtuar: “Mënyra se si po trajtojnë luftëtarët, mënyra se si po trajtojnë detyrat e tyre, është thjeshtë jomorale”.

Zelensky ka thënë se janë ngritur 111 procedura penale ndaj 33 të dyshuarve dhe se janë zbuluar abuzime nëpër vend.

Rruga Press

YouTube player