KryesoreLajme

Shkarje masive, mbyllet aksi Qukës–Qafë Plloçë, rruga e inaguruar nga Rama-Balluku

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve pas shkarjeve masive të dherave dhe shkëmbinjve të ndodhura gjatë ditës së djeshme.

Sipas autoriteteve, janë regjistruar tre shkarje të njëpasnjëshme, të cilat kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën në këtë aks nacional. Shkarja e parë ka ndodhur rreth orës 12:30, duke rrezikuar edhe jetën e një qytetari që ndodhej në zonë. Rreth tre orë më vonë, një tjetër shkarje masive ka bllokuar njërën nga korsitë e qarkullimit.

Lexo më shumë  Qytetarët e Durrësit 2 orë protestë para bashkisë: ‘S’na mbyti shiu por korrupsioni i Ballukut dhe vjedhjet e Sakos’

Situata u përkeqësua më tej rreth orës 18:00, kur ndodhi shkarja e tretë, e cila bllokoi përfundimisht të dy krahët e lëvizjes, duke e bërë aksin të pakalueshëm për mjetet.

Që nga mbrëmja e djeshme, autoritetet kanë vendosur bllokimin e plotë dhe të përkohshëm të rrugës Qukës–Qafë Plloçë, deri në stabilizimin e terrenit dhe eliminimin e rrezikut për drejtuesit e mjeteve.

Paraditen e sotme është lejuar qarkullimi vetëm përmes rrugës së vjetër, si dhe bajpasit Qafë Plloçë–Gështenjas, ndërsa policia rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin aksin e bllokuar dhe të ndjekin sinjalistikën e vendosur në terren. Autoritetet ndodhen në zonë dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe vlerësimin e mëtejshëm të situatës.

Lexo më shumë  Ambasada amerikane në Ukrainë ka paralajmëruar për një sulm serioz ajror që mund të ndodhë në ditët në vijim
YouTube player