“Shkak padrejtësia sociale”- Raporti i British Columbia për largimin e mjekëve
Viti 2019 rezulton të jetë me numrin më të lartë të largimit të bluzave të bardha nga Shqipëria, arsyet janë të shumta por në 50.7% ata kanë refruar faktorin ekonomik, 26,7% edukimin në vazhdim.
Gjermania mbetet destinacioni kryesor për mjekët shqiptarë.
Në vitin 2021 rezulton se 53.3% e mjekëve të larguar janë punësuar në Gjermani.
23,7 % në Itali, 14,3% në SHBA, 9% në mbretërinë e bashkuar, 3,3% në Francë, 2,7% në Kanada dhe më pak se 2% në Greqi dhe Zvicër.
Mosha mesatare e mjekëve të larguar është 37 vjeç.
52,8% e mjekëve shqiptarë të larguar nuk mendojnë të kthehen më në shqipëri, arsyet kryesore sipas studimit janë korrupsioni, padrejtësa sociale dhe pasiguri fizike.
31,6% thonë se janë të pavendosur dhe vetëm 15% duan të kthehen në vendin e tyre.
Largimi i mjekëve ka bërë që Shqipëria të ketë numer të pakët të bluzve të bardha në shërbim të qytetarëve. Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se në vendi rendite pas kKsovës për numrin më të vogël të mjekëve për banorë.
Në shqipëri janë 188 mjekë për 100 mijë banorë, shifër kjo disa herë më e vogël se ajo e Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë apo Serbisë.
Rruga Press