Shiu “nxjerr zbuluar” Bashkinë Lezhë, përmbytet Torovica
Pak ditë reshj, nxorën në pah se Bashkia e Lezhës, e drejtuar nga Pjerin Ndreu dështoi edhe një here me masat parandaluese të përmbytjeve. Edhe pse zyrtarët lokalë trumbetojnë se kanë hapur kanalet kulluese, situate në Torovicë tregon se ndërhyrjet nuk kanë dhënë efektet e prishme nga banorë.
Reshjet kanë pushuar prej dy ditësh por Fusha e Torovicës në Lezhë mbetet nën ujë.
Edhe pse bashkia ka deklaruar se janë hapur rreth 120 kilometra kanale kulluese të dyta dhe të treta përfshire dhe Torovicen, duket se puna nuk ka dhënë efekt.
“Janë kanalet e pahapura, përmbytet shpesh, çdo vit. Bën dëm se na përmbyt prodhimet.”
Përmbytja po dëmton të mbjellat e dimrit, ndërsa fermerët thonë se kjo situatë është e vazhdueshme sa herë ka reshje të dendura shiu.
“Shteti e ka lënë në çdo aspekt mbrapa, si nga vaditja, si nga kullimet. Çdo dimër në fakt.”
Pavarësisht rëndësisë që ka kjo zonë bujqësore në njësinë administrative Balldren në Lezhë duke mbajtur me punë rreth 1 mijë familje, përmbytjet vazhdojnë të sjellin humbje të shumta për fermerët dhe ulje të interesit për të zhvilluar sektorin e bujqësisë.
Rruga Press