Bota

Shitja e armëve/ BE vendos sanksione ndaj 8 personave dhe katër firmave ruse

BE-ja është gati të sanksionojë tetë persona dhe katër subjekte të lidhura me kontraktorin ushtarak privat rus Wagner, sipas draft dokumenteve të parë nga POLITICO.

Grupi i fshehtë mercenar tërhoqi për herë të parë vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2014 kur mbështeti separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore. Që atëherë, ajo ka qenë e përfshirë në zonat e konfliktit, duke përfshirë në Siri, Sudan, Mozambik dhe Republikën e Afrikës Qendrore (CAR).

Zyrtarët perëndimorë e konsiderojnë grupin si të përfshirë me aparatin rus të sigurisë, megjithëse Moska gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me të.

Lexo më shumë  Ligji rekord i mbrojtjes së SHBA-së përfshin edhe Kosovën

Ky veprim vjen në mes të tensionit të lartë midis Moskës dhe Perëndimit pasi Rusia ka zhvendosur mijëra trupa pranë kufirit me Ukrainën, sipas zyrtarëve perëndimorë.

Ministrat e jashtëm të BE muajin e kaluar udhëzuan zyrtarët të përgatisin sanksione kundër Wagner. Dokumentet tregojnë se tashmë gjithçka është gati. Ministrat e Jashtëm pritet të marrin dritën jeshile për masat, të cilat përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive, në një takim të hënën.

Grupi do të sanksionohet për aktivitetet e tij në Ukrainë, Libi dhe Siri, si dhe për abuzime të të drejtave të njeriut, sipas gati 40 faqeve të draft dokumenteve.

Diplomatët e BE-së thonë se presin një reagim nga Moska ndaj sanksioneve, por ai mund të jetë mjaft i butë. Ndërsa Kremlini gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me ëagnerin, një reagim i ashpër do ta minonte atë pretendim, thonë ata.

Franca ishte forca shtytëse pas lëvizjeve për të sanksionuar ëagnerin, për shkak të shqetësimit për aktivitetet e grupit në Afrikë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *