Lajme

Shisnin ilaçet e spitalit shtetëror Onkologjik në Tiranë te privati, vendosen masat për tetë personat e përfshirë

Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka arritur të zbulojë skemën e shitjes së ilaçeve të spitalit Onkologjik te subjektet private.

Gjykata e Tiranës vendosi masat ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ ndaj tetë personave, ndër ta mjekë në spitalin onkologjik të QSUT-së, kirurgë, ish-zëvendës drejtoresha e përgjithshme e spitalit dhe farmacistë e punonjës. Këta shtetas kanë qënë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qënë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziu për pacientët.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Masat e sigurisë u dhanë pas një hetimi, ku u përdorën blerje të stimuluara ilaçesh prej nga ku është zbuluar se si mjekët i dërgonin pacientët në spitale. Burimet e Prokurorisë thanë se gjatë hetimit akuza bleu citostatike (kimioterapie) për të provuar dyshimet se ilacet spitalore shiteshin tek privati. Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player