Shikoni videon që çoi në zbulimin e linjës së trafikut të klandestinëve, 25 të arrestuar në Shqipëri
Shtetas të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 000 deri në 10 000 Euro, kontrabandoheshin nga Lindja e Mesme drejt BE-së në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.
Në videon e Guardia di Financa duket një skaf me klandestinë.
Janë arrestuar në Itali 22 persona dhe 25 të arrestuar në Shqipëri, nga të cilët 18 janë shtetas shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj (palestinez, irakian, iranianë, egjiptianë dhe turq)
Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1 120 emigrantëve.”
Arrestimet janë kryer në Shqipëri, Itali, Greqi e disa shtete të tjera. Është urdhëruar arrestimi i 25 personave, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nga të cilët 18 janë shtetas shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj (palestinez, irakian, iranianë, egjiptianë dhe turq).
Gjithashtu janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë tokësore dhe nëpërmjet detit.
Videoja u sigurua nga gazetarja e RTV Ora e Ora News, Alba Kepi.
Rruga Press