Opinion/Aktualitet

Shikimi neokolonialist ndaj Ukrainës!

Nga Enver Robelli

Erich Vad, gjeneral brigade, ka qenë këshilltar ushtarak i kancelares gjermane Angela Merkel. Tani ai në një intervistë është deklaruar kundër furnizimit të Ukrainës me armë të rënda. Këto armë, sipas tij, potencialisht çojnë në Luftën e Tretë Botërore. Ai tha se ukrainasit nuk janë në gjendje t’i drejtojnë tanket luftuese Leopard dhe tanket e lehta Marder. Këto deklarata kanë një tingëllimë neokolonialiste. Sipas kësaj logjike, ukrainasi nuk di të punojë me mjetet e sofistikuara luftarake të Perëndimit, ai duhet të mjaftohet me tanket e ndryshkura sovjetike T-72. Kur Rusia e Vlladimir Putinit e sulmoi Ukrainën disa ekspertë të vetëquajtur gjermanë (dhe të tjerë) parashikonin se Ukraina do të kapitullojë brenda 72 orëve. Thjesht nuk mund të besonin ekspertët e vetëquajtur se një popull mund të luftojë me pak arme e me shumë zemër kundër një fuqie imperialiste.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Gjenerali Vad nuk është ndalur këtu. Ai ka thënë se civilët e vrare dhe masakrat në luftën në Ukrainë nuk janë diçka e jashtëzakonshme, sepse kështu paskësh qenë edhe në Irak, Siri, Libi, Afganistan. Ai ka apeluar që Putin të kosniderohet despot i sëmurë. Vad e ka barazuar luftën amerikane në Irak me atë ruse në Ukrainë, madje ka thënë se në Ukrainë janë vrarë më pak civilë.

Sipas Vad është delikate që Putin të akuzohet se ai e llogarit Ukrainën dhe Krimenë si pjesë të zonës së ndikimit gjeopolitik të Rusisë. Pastaj, sipas tij, thuhet se kjo është një pikëpamje e shekullit 19-të. “Por për amerikanët edhe sot vlen Doktrina Monroe e cila thotë se në kontinentin amerikan nuk durohet një ndërhyrje e fuqive të huaja. Karibiku është me siguri zonë ndikimi, jo vetëm nga koha e krizës në Kubë”.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Ndikimi rus në politikën gjermane është i madh, i thellë, i rrezikshëm për mbarë kontinentin. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock po përpiqet të ndjek një kurs tjetër, ajo ka bërë thirrje për furnizim të Ukrainës me armë të rënda. Kancelari Olaf Scholz po hesht. Ai nuk ka treguar ende as gatishmëri të vizitojë Kievin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *