Lajme

Shifrat alarmante/ 18 biznese ‘mbyllin qepenat’ gjatë vitit 2025 në Shkodër. Mungesë e politikave mbështetëse

Gjatë vitit 2025, në qytetin e Shkodrës kanë mbyllur aktivitetin edhe 18 biznese, duke e thelluar më tej krizën e biznesit të vogël. Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare (BSPSH) Shkodër, Albert Tuka, i cili fajëson keqmenaxhimin qeveritar dhe rënien e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Sipas Tukës, varfëria dhe mungesa e politikave mbështetëse kanë sjellë një situatë të vështirë për sipërmarrjen e vogël, ndërsa shifrat janë edhe më alarmante në një panoramë afatgjatë.

“Gjatë viteve të fundit në Shkodër janë mbyllur mbi 2500 biznese. Kjo është pasojë direkte e politikave të gabuara dhe rënies së fuqisë blerëse të qytetarëve.”

Një tjetër fenomen shqetësues, sipas kreut të sindikatës, është fakti se pensionistët po detyrohen të hapin biznese të vogla, për shkak të pensioneve të ulëta që nuk u sigurojnë jetesë minimale. Në këtë kontekst, Tuka kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria.

Lexo më shumë  Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës arrestohen për keqpërdorim detyre dhe ryshfet, njëri kapet në flagrancë

Ai thekson se zgjidhja duhet të vijë përmes rritjes së pensioneve, ose alternativisht, heqjes së pagesës së sigurimeve shoqërore për pensionistët që hapin biznese, në mënyrë që të mos rëndohen më tej financiarisht.

Nëse situata vijon me të njëjtin trend, Albert Tuka parashikon se viti 2026 do të jetë edhe më i vështirë për biznesin e vogël, duke rrezikuar mbylljen e qindra aktiviteteve të tjera dhe rritjen e papunësisë në qytet.

Lexo më shumë  Frika nga autizmi ul vaksinimin, Shqipëria në rrezik epidemik

Rruga Press

YouTube player