Shifra rekord infektimesh nga Covid-i në Korenë e Jugut, ja sa raste u shënuan gjatë 24 orëve të fundit
Koreja e Jugut raportoi rreth 500 pacientë në gjendje të rëndë nga koronavirusi një rekord i lartë që nga shpërthimi i pandemisë në vend.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap me seli në Seul, vendi regjistroi 2.125 raste të reja në 24 orët e fundit, duke përfshirë 495 pacientë të shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Gjithashtu, Koreja e Jugut të shtunën kishte raportuar 485 pacientë në gjendje të rëndë, ndërsa vendi po lufton me valën e katërt të pandemisë.
Që nga 7 korriku, rastet e reja janë rritur në vend pas shfaqjes së variantit Delta. Më 25 shtator, vendi raportoi 3.270 raste, numri më i lartë i rasteve ditore që nga shpërthimi i COVID-19 vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 2.125 raste të reja, numri total i rasteve në Korenë e Jugut u rrit në 399.591, ndërsa numri i vdekjeve arriti në 3.137 me 22 vdekje të tjera.
Rruga Press