Bota

Shfaqet një vorbull e mistershme në detin skocez, ja çfarë thonë ekspertët (FOTO)

Një vorbull në detin e Skocisë ka ndezur diskutime të zjarrta se çfarë fshihet pas saj.

46-vjeçari Paul Young, po filmonte me dronin e tij gjatë ditës së diel dhe në pamjet dallgët e shkumuara formonin një shtjellë të shoqëruar nga një vazhdë.
Pasi e postoi në mediat sociale për të pyetur ndjekësit se çfarë mund të ishte, ai tha se përgjigjet që mori ishin nga marenga e vezës, tubacione të dëmtuara, rrjedhje metani e deri në eksplozivë të mundshëm. Duke qenë se ndodhej pranë një stacioni derdhjesh, ai mendoi se me shumë gjasa mund të ishte ndonjë tubacion i dëmtuar.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

Agjencia Skoceze e Mbrojtjes së Mjedisit e ka konfirmuar fenomenin dhe e ka shpjeguar si një përzierje të ujit të shiut me ujin e mbetjeve që derdhet në det.

“Ky është një veprim rutinë i derdhjes së ujit të kulluar të mbetjeve përpara se ai të kalojë në mjedis, por është përzierë me ujin e shiut”, tha një zëdhënës.

Agjencia siguroi banorët që operatori i cili kryen këtë veprim rutinë sigurohet të kryejë analiza që garantojnë cilësinë strikte të ujit që derdhet në det për të mos e ndotur atë.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas bombarduan rafinerinë ruse të naftës në Yaroslavl

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *