Lajme

Sherri me thika në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ndërron jetë një 14-vjeçar

Njëri nga adoleshentët e përfshirë në një sherr me thika pranë shkollës “Fan Noli”, ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve të A2 CNN, 14-vjeçari kishte marrë një plagë në zemër.

Viktima është shtetasi me inicialet M. C.

Ndërkohë, i plagosuri tjetër, i cili ka marrë plagë në gjoks, është në gjendje stabël.

Lexo më shumë  Kurti në Gjilan: 500 mijë zemrat sjellin jo vetem Kuvend të ri dhe Qeveri të re, por edhe Prokurori të re, që i ndjek kriminelët e të gjitha ngjyrave

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Lexo më shumë  QKUK/ Kardiokirurgjia shënon numër rekord të operimeve në zemër të hapur

Rruga Press

YouTube player