KryesoreLajme

Shërbimi sekret serb e rrahu brutalisht Sanduloviqin, Alicia Kearns i drejtohet komunitetit ndërkombëtar: Ja Çfarë ndodh kur e përkëdhelni Serbinë!

Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekrete serbe, në ndërtesën e BIA-s. Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sanduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, terroristin serb nga veriu i Kosovës që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Rreth kësaj ngjarjeje të rëndë reagoi edhe deputetja britanike, njëherazi Kryetare e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, e cila shprehu shqetësimin për shëndetin dhe sigurinë e politikanit serb, Nikola Sanduloviq.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

“Tepër të shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e z. Nikola Sanduloviq, pas raportimeve se ai ishte rrahur brutalisht nga inteligjenca serbe”.

Ajo përmendi edhe zgjedhjet e fundit në Serbi, të cilat u cilësuan si të manipuluara masivisht. Alicia Kearns tha se këto parregullsi të mëdha u shoqëruan vetëm me reagime tepër të buta nga komuniteti ndërkombëtar.

“Politika e përkëdheljes ka pasoja”, përfundoi ajo, duke lënë të kuptohet se komuniteti ndërkombëtar po e shton agresivitetin shtetin e Serbisë me qasjen e vet të butë, duke i plotësuar dëshirat e pa arsyeshme, pavarësisht se ato janë të rrezikshme dhe me potencial të madh destabilizues për të gjithë rajonin dhe Evropën.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player