Bota

Shërbimet sekrete amerikane: Putin i ka dhënë gjeneralëve urdhrin për sulm

Burime të shërbimeve sekrete amerikane, të zbardhura fillimisht nga gazeta Washington Post dhe më pas nga media të tjera, përfshirë CNN, thonë se presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë urdhrin për sulm ndaj Ukrainës gjeneralëve të tij.

Urdhri, është vetëm një nga sinjale të fillimit të operacioneve, dhe mungojnë ende elementë të tjerë të pritshëm si sulme kibernetike dhe elektrike, por padyshim kjo mund të jetë faza kulmore e përgatitjeve ruse për një operacion ushtarak të gjerë në Ukrainë.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Ditën  e djeshme presidenti amerikan Joe Biden theksoi se sipas tij, Putin e kishte marrë vendimin për të pushtuar Ukrainën, bindje e ritheksuar sot edhe nga zëvendës presidentes Kamala Harris dhe sekretarin e shtetit Antony  Blinken.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *