KryesoreLajme

Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, vlerësohet adresimi i tyre

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë, për të adresuar krimet e luftës, përfshirë themelimin e Institutit për Krimet e Luftës dhe fuqizimin e Prokurorisë Speciale.

“Është një krim i rëndë, një mjet lufte që Serbia e ka përdorur gjatë luftës. Në këtë drejtim, sipas raporteve vendore dhe ndërkombëtare, është konsideruar që rreth 20 mijë persona janë dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë. Si qeveri që nga fillimi i mandatit kemi ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar krimet e luftës. Qeveria e ka themeluar Institutin për krimet e luftës, ku do të dokumentohen dhe identifikohen të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë. Kemi mundësuar votimin e strategjisë për drejtësi tranzicionale.

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave

Burra e gra, duke pasur parasysh që ka pasur edhe burra të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë. Kemi mundësuar rritjen e kapaciteteve në Prokurori Speciale për adresimin e krimeve të luftës, kemi mundësuar gjykimin në mungesë, duke pasur parasysh që Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës.

Kjo dispozitë e re ka filluar të zbatohet nga ana e institucioneve të drejtësisë. Kemi edhe vendime të tjera, të cilat së fundi janë ndërmarrë nga ana e institucioneve për kriminelët, të cilët kanë dhunuar vajza e gra, burra e djem e fëmijë gjatë periudhës së luftës”, shtoi ajo.

Edi Gusia, kryeshefe e Agjencisë për Barazi Gjinore, theksoi rëndësinë e kësaj dite, duke thënë se Kosova jep një kontribut të veçantë në këtë ditë që respekton memorien kolektive të të mbijetuarave.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

“Shënojmë së bashku të gjithë qytetarët e Kosovës Ditën Ndërkombëtare të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Kosova jep një kontribut të veçantë. Kjo është një ditë kur respektojmë memorien kolektive për atë çka ka ndodhur në Kosovë. Mbi 1 mijë e 700 personave tashmë i është njohur statusi i të mbijetuarve. Ngrit zërin për të gjitha ato dhunime seksuale që aktualisht janë duke u përdorur si mjet lufte në të gjitha vatrat e luftës në mbarë botën. Bëjmë thirrje që angazhimi i të gjithë liderëve botërorë për të parandaluar dhunimet seksuale si mjet lufte”, shtoi Gusia.

Rruga Press

YouTube player