Shenjat e gishtërinjve në një skulpturë 500-vjeçare mund të jenë të Mikelanxhelos
Një statujë e vogël dylli mund të dërgojë njerëzit më afër se asnjëherë më parë te Mikelanxhelo.
Ekspertët kanë gjetur atë që besohet të jenë shenjat e gishtërinjve të mjeshtrit të Epokës së Rilindjes, të mbetura në statujë.
Shenjën e gishtërinjve e kanë zbuluar specialistët e Muzeut London’s Victoria & Albert.
Skulptura 500 vjet e vjetër e titulluar “Sllavi” ishte pjesë e përgatitjeve të Mikelanxhelos për varrimin e Papa Juliusit II në Romë. Ajo paraqet një grua të re të zhveshur, me krahët rreth fytyrës.
Sipas një liste muzeale, statuja e propozuar ishte midis 40 figurave në madhësi natyrore që dikur ishin planifikuar për vendin e prehjes përfundimtare të Papës. Michelanxhelo filloi punën për një version më të madh mermeri, të quajtur “Skllavi i Ri”, megjithëse nuk e përfundoi punën.
Detaje të këtij zbulimi do të paraqiten më vonë në një episode të një serie të dokumentarëve të BBC-së të titulluar “Sekretet e Muzeut”.
Piktori dhe skulptori italian, Mikelanxhelo, është i njohur për shkatërrimin e shumë krijimeve të tij.