Shembjet tek “5 maji” Pedagogu Goci: Policia t’i bëjë llogaritë mirë, gazetarët të raportojnë
Pedagogu Ervin Goci ka paralajmëruar efektivët e Policisë së Shtetit se do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që mund t’u ndodhë banorëve të zonës së “5 majit” në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se edhe gazetarët nuk duhet që të qëndrojnë larg vendit ku edhe po ndodhin shembjet për të dëshmuar gjithçka dhe të raportojë nga sa më afër.
“Policia e pushtetit t’i bëj llogaritë mirë nëse atyre u ndodh diçka, do ketë përgjegjësi penale dhe publike për gjithçka mund t’u ndodhë. Gazetarët të mos largohen nga vendi i ngjarjes. Nëse kjo ndodh, do jetë ngadhnjim për krimin me uniformë dhe faliment total. E them me përgjegjësi totale këtë gjë,“-shkruan në postimin e tij Goci.
Rruga Press