Lajme

Shembjet te ‘5 Maji’, Goci: Të flasësh për shkeljen e te drejtave atje, një luks

 Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në lidhje me atë që po ndodh te zona e ‘5 Majit’ në kryeqytet, ku ka nisur shembja e banesave, të cilat preken nga projekti i Rindërtimit, proces që është shoqëruar me përplasje fizike mes banorëve e policisë.

Goci thotë se mjafton të shohësh se me çfarë oreksi po administrohet kryeqyteti shqiptar, ndërsa përmend faktin se nuk mund të quhet projekt për interes publik një projekt ku do të strehohen banorë ekzistues, të cilët nuk janë dëmtuar nga tërmeti i nëntorit.

Sipas Gocit, firmat private fitojnë 16 herë, marrin tokë falas, paguhen një më një për ndërtimin dhe nuk investojnë asnjë lek, ndërsa nuk ka dashur të flasë për shkeljen e të drejtave të njeriut, zvarritjen dhe pasojat sociale të këtij projekti.

Postimi i plotë i Ervin Gocit:

Vetëm ju lutemi, shiheni pak se me çfarë oreksi të zorrës së trashë administrohet qyteti: Quajmë një projekt për interes publik një projekt ku strehohen banorët ekzistues (të padëmtuar nga tërmeti) në të njëjtën tokë(me shpresë) me tollon kooperative, dhe në po të njejten tokë shiten apartamente me çmime tregu nga lubi ndërtimi, ndërkohë që toka është e atyre që shihni televizion (nuk ka rëndësi e legalizuar ose jo me letra), dhe pronarë faktikë të asaj toke bëhen firmat e ndërtimit dhe Bashkia, e cila thotë që do të shesë te banoret e Tiranës një pronë, të cilën nuk e ka ndërtuar vetë, por ia ka dhëne oligarkëve që t’i ndërtojnë me çmim sa frengu pulën, pastaj t’ja shesin një klientele. Firmat private fitojnë 16 herë, marrin tokë falas, paguhen një me një për ndërtimin dhe nuk investojnë kokrren e lekut, me çmimin që e kanë marrë me tollon, se nuk ka patur asnjë konkurs, thjesht është ndarë mielli i kooperativës, dhe në fund fitojnë dhe tokë për të ndërtuar kulla, ku me e ulta eshte 14 Kate. Prit se nuk ka mbaruar, ndërkohë të gjithë ata që kanë paguar tokën për legalizim, Lame thotë qe do ju kthejmë lekët, pra nje kosto shtesë dhe një dem ekonomik banorëve, sepse ajo pronë që është paguar njëherë në 2011-tën sot ka shumë më tepër vlerë, dhe atë vlerë ia përlan vrima e zezë e mafias së ndërtimit, por është dhe dëm ekonomik për shtetin sepse paratë që ka depozituar dikur, i nxjerr sërish nga arka për shkak të vendimarrjes bastarde. Nga pronar me shtëpi dhe tokë që mund ta negocionte i lirë me çmim tregu, konvertohet në kooperative metrash/katrore. Nuk dua të flas për margjinalizimin, shkeljen e të drejtave, zvarritjen e pasojat sociale sepse është nje luks i paimagjinueshem.

Rruga Press

Lexo më shumë  15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
YouTube player