Lajme

Shembje në aksin Skrapar-Përmet, asfalti “zbret” mbi një metër poshtë

Dramatike është ajo që ka ndodhur me rrugët së fundmi në Shqipëri, ku përveç faktit që juglindja është e paralizuar që prej së shtunës pas bllokimit te Arra e Gurrës, një sërë aksesh të tjera kanë paraqitur problematika.

Pamjet që shihni janë nga aksi nacional Skrapar-Përmet. Shihet se si pasojë e rrëshqitjes së dheut, rruga është shembur.

Lexo më shumë  Dënohet biznesmeni Rezart Taçi me 11 vite burg

Rruga është çarë në mes dhe në një pjesë të mirë të saj është shembur. Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog Çepan, në afërsi të Përmetit.

Po kështu, prej 3-orësh raportohet se është e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, pasi në fshatin Buzuq ka pasur shkarje të masiveve shkëmbor në rrugë, ku tashmë po punohet për heqjen e tyre nga aksi nacional.

Lexo më shumë  Kurti dhe drejtorja e NATO-s për Operacione flasin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së
YouTube player