Lajme

Shembja te ‘5 Maji’/Gruaja: Shtëpinë e kam të blerë 2 herë, Veliaj më thotë katunar

Një prej banoreve të ‘5 Majit’ kundërshtoi shembjen e banesës së saj. Ajo ishte prezente ditën e sotme në zonë, për të kundërshtuar këtë aksion që është nisur, duke thënë se banesa e saj është me letra dhe me pronarë, e se nuk ka arsye se përse duhet të shembet. Ndër të tjera, gruaja shprehet për mediat me tone të larta se banesën e ka blerë dy herë e se nuk është nevoja që ti jepet banesë sociale, pasi kjo e fundit i përket qeverisë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Shkova bëra ankesën thashë nuk jam dakord, pse ta prishin shtëpinë pa letër, më jepni letër i thashë, më thonë nuk jam unë nuk jam unë. Kush është kapo këtu, po i vrasin njerëzit. Jo nuk i kam hequr gjërat, të më japin përgjigje. Shtëpia sociale nuk është e imja, populli shqiptar nuk e di cfarë është, ajo është e shtetit jo e imja. Unë kam 110 metër shtëpi, më japin shtëpi sociale. Unë kam këtu e 40 vjet, nuk kam ardhur as me të 90 as 95, jam e para këtu. Eshtë blerë shtëpia, ka dalë kunata me fëmijë të vegjël, ia kanë prishur shtëpinë. Unë jam 11 pjestarë në familje, ku të shkojmë. Veliaj më thotë mua katunar, është ai, unë kam 40 vjet këtu. Unë e kam blerë 2 herë pronën.’- thotë gruaja.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi
YouTube player

Rruga Press

YouTube player