Lajme

Shembja e urës në Kukës/ A mban përgjegjësi Evis Berberi, hapi me vonesë tenderin 1 mln USD për mirëmbajtjen

Nga Boldnews.al

Në tetor të vitit 2021, Këshilli i Ministrave i kaloi Autoritetit Rrugor Shqiptar disa rrugë nën administrim, që më parë ishin lokale. Një ndër to ishte edhe segmenti prej 16 kilometrash Ura e Zapodit – Shishtavec.

Një rrugë komplekse, e ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, por, nga muaji tetor 2021 e deri në ditët e sotme, prill 2022, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ka vonuar në maksimum tenderin e mirëmbajtjes. Një vendimmarrje skandaloze, teksa njerëzit e asaj zone janë ankuar vazhdimisht për mirëmbajtjen. Madje, ditët e fundit një urë në atë segment është shkatërruar, teksa bashkia dhe ARRSH-ja “fryjnë sytë”.

Sipas pamjeve që kanë publikuar banorët e zonës, automjete me udhëtarë apo me nxënës kalojnë sipër asaj ure, duke rrezikuar jetët e udhëtarëve. Madje, kalojnë edhe gjatë kohës që po shkatërrohet.

Një skandal që përfshin direkt ARRSH-në, pasi me mosveprimet e saj rrezikon jetët e udhëtarëve, ndërsa ka edhe një kosto të madhe për buxhetin e shtetit. Nëse do të bënte në kohë tenderin e mirëmbajtjes, firma fituese duhet ta rehabilitonte me shpejtësi, pa qenë nevoja e bërjes së një tenderi tjetër. Por, tashmë ARRSH-ja duhet të hapë tender tjetër që të rehabilitojë të njëjtën urë!

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Organet drejtuese të ARRSH kanë vonuar në maksimum bërjen e këtij tenderi të mirëmbajtjes. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, para pak ditësh Evis Berberi ka hapur tenderin me numër reference REF-21733-03-10-2022 me disa lote. Objekti i marrëveshjeve ishte ‘‘mirëmbajtje me performancë e segmenteve rrugë të shtuara me VKM nr.600, datë 13.10.2021 (10 Lote)“. Ndërkohë që fondi limit i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër ishte 938.472.457 lekë, pa përfshirë vleren e TVSH-së. Ose me TVSH rreth 9 milionë euro!

Në dokument thuhet se loti i dytë është “mirëmbajtje me performance e segmentit rrugor Ura e Zapodit – Shishtavec”, me vlerë totale 90.779.089 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 1 milionë USD.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Pra bëhet fjalë për të njëjtin segment që përfshin edhe urën e prishur, por që ARRSH-ja e bën tenderin e mirëmbajtjes në pranverë. Por, a e di z.Berberi që ajo rrugë ka nevojë të mirëmbahet në dimër? Afër saj kalon një lumë me dhjetëra përrenj. Dhe, sipër në Shishtavec rruga mbulohet nga dëbora në dimër. Berberi nuk ka asnjë informacion, teksa ai shikon vetëm letrat në zyrë dhe bën kalkulimet e tij.

Në dokument thuhet se tenderi do të bëhet në datën 8 prill 2022, ose më saktë hapja e zarfeve. Vlerësimi do disa ditë, po ashtu edhe lidhja e kontratës apo edhe ndonjë ankim i mundshëm. Me këto ritme, tenderi pritet të finalizohet në verë dhe zbatimi në vjeshtë…/Boldnews.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *