KryesoreLajme

Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, “bum anulimesh të rezervimeve” në juglindje të vendit

Shembja e rrugës në zonën e Dragostunjës, pjesë e aksit kombëtar rrugor Librazhd-Pogradec, por fillon të japë efektet negative edhe në bizneset e qyteteve kryesore të juglindjes, si Pogradeci dhe Korça.

Dhe strukturat akomoduese dhe subjektet e shërbimit që operojnë kryesisht me turistët e huaj apo vizitorët vendas po ndiejnë efektet negative të bllokimit të rrugës.

Lexo më shumë  5 mijë kërkesa për azil në 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta në Shqipëri

Për të dytën fundjavë rresht, këto njësi po përballen thuajse me anulime totale të rezervimeve, shkruan A2.

Edhe ato subjekte që punojnë kryesisht me turistë të huaj dhe janë pjesë e guidave, kanë të njëjtën problematikë.

Sa më shumë të zgjasë bllokimi i rrugës drejt juglindjes, aq më të vështirë do ta kenë njësitë e shërbimit që janë të lidhura me turizmin në këtë zonë.

Lexo më shumë  Kryetarja Haxhiu takon ambasadorin austriak. Theksi te partneriteti Kosovë-Austri

Rruga Press

YouTube player