Bota

Shembet pallati shumëkatësh, zë brenda punëtorët në Lagos të Nigerisë

Një ndërtesë shumëkatësh ende në ndërtim është shembur në Lagos, Nigeri, duke u kthyer në një pirg gjigand betoni.

Incidenti ndodhi sot pasdite në zonën e pasur Ikoyi, teksa pamjet shokuese nga vendngjarja tregonin ndërtesën të rënë përtokë në gjurmën e saj.

Një numër i papërcaktuar punonjësish janë të bllokuar nën rrënoja dhe grupe të shumta shpëtimi janë dërguar në vendngjarje.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Të gjitha grupet e shpëtimit e të kërkimit janë dërguar në skenë, së bashku me pajisje të rënda dhe mjete zbuluese të shenjave të jetës. Është një pallat 25-katësh ende në ndërtim e sipër. Shumë punëtorë janë bllokuar nën rrënoja. Ne po përpiqemi t’i shpëtojmë. Nuk mund të themi për momentin se sa janë të vdekur,” tha Femi Oke-Osanyintolu, një zyrtar i agjencisë së menaxhimit të emergjencave të shtetit Lagos për mediat nigeriane.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Punëtorët në vend, disa të mbuluar nga pluhuri, thanë se dhjetëra kolegë të tyre mund të kishin qenë brenda kur ndërtesa u shemb.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *