Shembet një masiv shkëmbor në mes të rrugës, bllokohet aksi Burrel-Klos
Mëngjesin e sotëm është shembur një masiv shkëmbor në aksin rrugor Burrel – Klos, duke rrezikuar automjetet që lëvizin në orët e mëngjesit. Masivi shkëmbor është shembur në vendin e quajtur “Shkëmbi i kuq” në fshatin Suç. Fatmirësisht në momentin e shembjes së shkëmbit në rrugë nuk ka patur automjete.
Qarkullimi është bllokuar në njërin kah lëvizjeje, ndërsa nuk ka ndërhyrje për largimin e gurëve për shkak se rruga ende nuk ka mirëmbajtje.
Rruga Press