Lajme

Shehaj: Kushërinjtë e Gjiknurit do të ndërtojnë resort në Parkun e Butrintit

Ditën e sotme gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti demokrat Agron Shehaj ka denoncuar edhe njëherë se kushërinjtë e Damian Gjiknurit po grabisin pronat publike.

Ai tha se kompania e kushëririt të Gjiknurit është shpallur investitor strategjik, dhe se qeveria muaj më parë ka nxjerrë nga zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Butrintit rreth 800 ha, një pjesë e së cilës do të përdoret për të ndërtuar një resort.

Agron Shehaj: Një ditë më parë mësuam se të afërmit e një zyrtari të lartë të PS-së janë shpallur investitor ëstrategjik, bëhet fjalë për kushërinjte e Damian Gjiknurit. Ky i fundit tha se pronari i kompanisë që ka marrë statusin e investitorit strategjik nuk është djali i xhaxhait të tij, por është fakt se në Vlorë të gjithë e njohin pronarin e kompanisë strategjike “Andi” si djalin e xhaxhait të Gjiknurit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Ai e di më mirë se sa lidhje familjare ka. I bëj thirrje Gjiknurit të sqarojë parlamentin dhe opinionin publik për këtë lidhje familjare.

Edi Rama po e përdor ligjin e investimeve publike për të pasuruar bashkëpunëtoret e tij. Kemi të bëjmë me nje aferë më të rëndë. Ky rast është akoma më i rëndë jo vetëm se një anëtar qeverie, familjarët e tij janë shpallur investitor strategjik, por qeveria zvogëloi muaj më parë parkun e Butrintit, duke nxjerrë 800 ha nga zona e mbrojtur, dhe aty do të ndërtohet resorti i kushërinjve të Gjiknurit. 

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Do shkatërrojnë parkun kombëtar për të ndërtuar resortin e tyre. Ky është një aktivitet i strukturuar, kur shteti vihet në funksion të një qëllimi: Përvetësimin e aseteve publike nga qeveritarët ne pushtet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *