Lajme

Shefi i Policisë së trafikut në Kroaci: Tragjedia do të ishte më e vogël nëse pasagjerët do të kishim mbajtur rripin e sigurimit

Aksidenti tragjik i ditës së djeshme i mori jetën 10 personave, por kjo shifër do të kishte qenë më e ulët sipas shefit të Shërbimit të Sigurisë në Trafik në Kroaci nëse pasagjerët do të kishin vendosur rripin e sigurimit.

Josip Mataija ka dhënë një intërvstë për televizionin N1 në Kroaci ku ka thënë se shoferët nuk duhet ta kalojnë kohën e caktuar gjatë ndërrimit, e cila është 9 ose 10 orë.

“Ajo thjesht erdhi në vëmendjen tonë tani. Një pjesë e udhëtarëve dolën nga autobusi. Nëse ata do të kishin qëndruar në automjet, tragjedia do të ishte më e vogël.

Autobusët nga viti 2008 duhet të kenë rripa sigurimi. Ky autobus kishte rripa sigurie, por mesa duket disa pasagjerë nuk i përdorën ata. Ligji është i njëjtë për të gjithë, i cili thotë se rripat e sigurimit duhet të përdoren nëse ata janë të instaluar në automjet.

Gjoba për dikë që nuk e përdor rripin e sigurimit është e njëjtë me të gjithë të tjerët dhe kjo është 1.000 kuna. Praktikisht të njëjtat rregulla zbatohen për ta si për shoferët e kamionëve, çdo automjet duhet ta ketë një tahograf. Bazuar në atë rekord, ne mund të shohim se sa shpejt ai po e ngiste automjetin, deri kur ishte duke vozitur, sa orë me radhë, kur kishte pushime. Kjo është mirë sepse shoferët nuk mund ta fshehin.

Ne kemi mundësi të hyjmë në tahograf dhe të shohim gjithçka që na intereson dhe ta sanksionojmë shoferin nëse ai nuk i respektoi rregullat. Pavarësisht se sa jeni afër vijës së finishit, nëse ndiheni të lodhur, duhet të ndaleni.” tha Josip Mataija.

Lexo më shumë  Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit: Sulmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *