Bota

Shefi i policisë merr përgjegjësinë për vrasjen e ish-kryeministrit japonez

Shefi i policisë së prefekturës ku u vra ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe të premten, Tomoaki Onizuka, ka thënë se merr përgjegjësinë për dështimin e sigurisë që rezultoi në vrasjen e tij, shkruan CNN-i.

Onizuka u shpreh në një konferencë shtypi të shtunën se personeli i sigurisë së Abes ndoqi planin e miratuar nga vetë ai.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

“Pasi raportimi i parë i incidentit erdhi në orën 11:30, dhe situata u zbulua, ishte kulmi i fajit dhe keqardhjes që kam ndjerë në 27 vitet e mia në zbatim të ligjit. E ndjej peshën e përgjegjësisë sime”, shtoi Onizuka me një zë të dridhur.

Onizuka e pranoi se ka pasur probleme me sigurinë e kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë dhe po hetohet se ku u çalua për të ndodhur një vrasje e tille, në një nga vendet ku krimi me armë është tejet i vogël.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *