Bota

Shefi i OKB-së kërkon hetim të plotë teksa qëndron para varrezave masive në Bucha

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka vizituar zona përreth kryeqytetit të Ukrainës që ishin pushtuar nga trupat ruse për disa javë në mars, raporton BBC të enjten.

Ndalesa e parë ishte në Borodyanka ku dëmet nga sulmet ajrore dhe bombardimet janë të tmerrshme.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Guterres u ndikua qartazi teksa qëndroi para rrënojave të bllokut të apartamenteve.

“Kur shoh këto ndërtesa të shkatërruara, imagjinoj familjen time në një nga këto shtëpi tani të shkatërruara dhe të zeza. I shoh mbesat e mia duke vrapuar në panik”, tha ai.

“Lufta është absurditet në shekullin 21 – lufta është e ligë dhe kur sheh situata të tilla zemrat tona qëndrojnë me viktimat, ngushëllimet tona për familjet. Por emocionet tona – nuk ka mënyrë që një luftë të jetë e pranueshme në shekullin 21”.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Në Bucha te zona e varrezës masive prapa kishës, Guterres iu tregua për vrasjet e civilëve.

e ndjen sa e rëndësishme është një hetim i plotë dhe llogaridhënia”, tha ai aty.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *