KryesoreShëndetësi

Shefi i OBSH-së thotë se pandemia është larg përfundimit

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se bota ka ende një rrugë të gjatë derisa të arrijë momenti kur mund të shpallet e përfunduar pandemia e COVID-19.

“Kemi pothuajse 50.000 vdekje në javë bazuar vetëm në shifrat e raportuara. Pandemia është larg përfundimit”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Samitin Botëror të Shëndetit në Berlin më 24 tetor.

Sipas tij është në duart e njerëzimit për t’i dhënë fund pandemisë.

“Ne kemi të gjitha mjetet e shëndetit publik që na duhen, por bota nuk i ka përdorur mirë”, tha ai, duke shtuar se pandemia do të përfundojë atëherë kur bota do të zgjedhë t’i japë fund asaj.

Lexo më shumë  Kurti në Londer pritet nga Coaker, diskutojnë për fushën e mbrojtjes

Kreu i OBSH-së sërish përsëriti thirrjen për shpërndarje më të drejtë të vaksinave kundër COVID-19.

Ai tha se vendet që kanë arritur tashmë shkallën prej 40 për qind të vaksinimit, përfshirë gjitha vendet e G20-ës, duhet që t’iu lënë rradhën e furnizimit vendeve të varfra.

Ai shtoi se prodhuesit e vaksinave duhet të vendosin në përparësi dhe të përmbushin kontratat e tyre me COVAX (program botëror për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra) dhe furnizimin në vendet e Afrikës.

Lexo më shumë  Ndalohen e më pas lirohen 6 të rinj serbë në Jarinjë me materiale nxitëse

Ka kohë që OBSH-ja po u bënë thirrje prodhuesve të vaksinave që të heqin dorë nga pronësia intelektuale në mënyrë që më shumë vende të fillojnë prodhimin e vaksinave.

“Pengesa nuk është prodhimi, por politika dhe përfitimi”, tha Ghebreyesus.

Pandemia u shpall në fillim të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në shkallë globale janë infektuar mbi 240 milionë njerëz. Prej tyre, rreth 5 milionë kanë vdekur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *