Uncategorized

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 – sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po viziton Bosnje dhe Hercegovinën dhe foli pas një takimi me anëtarët e Presidencës së BeH, Zheljka Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq.

“Tri dekada pas Marrëveshjes së Dejtonit, NATO mbetet fort e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë së këtij rajoni. Unë kam tri mesazhe kyçe që dua t’ua përcjell të gjithëve, por njëri është më i rëndësishmi… NATO mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha në fillim të fjalimit të tij, përcjell Telegrafi.

Lexo më shumë  Sanduloviq tallet me ku e kanë ulur Vuçiqin: Atë e kanë është ulur në rreshtin e fundit pas shefit të tij, Putinit

Ai foli edhe për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, duke iu referuar veçanërisht krizës së shkaktuar nga veprimet e autoriteteve në Republika Srpska.

“Marrëveshja e Paqes së Dejtonit është gurthemeli i paqes në këtë vend dhe duhet të respektohet. Ne mbështesim Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë. Çdo aktivitet që cenon Marrëveshjen e Dejtonit, rendin kushtetues ose institucionet shtetërore është i papranueshëm. Retorika dhe veprimet nxitëse janë të rrezikshme, pasi ato përbëjnë një kërcënim të madh për stabilitetin dhe sigurinë e BeH-së”.

Ai konfirmoi se NATO do të qëndrojë pranë BeH në rast të përshkallëzimit.

Lexo më shumë  Sanduloviq tallet me ku e kanë ulur Vuçiqin: Atë e kanë është ulur në rreshtin e fundit pas shefit të tij, Putinit

“Sigurisht, kam shqetësime për situatën e sigurisë, por ky nuk është viti 1992 dhe ne nuk do të lejojmë një vakum sigurie. Komuniteti ndërkombëtar është këtu dhe është i përkushtuar të vazhdojë mbështetjen tonë të fortë, si përmes EUFOR-it ashtu edhe NATO-s. E di që EUFOR është plotësisht i përgatitur për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në BeH së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, me Bashkimin Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë”, ka shtuar ai.

Ai përsëriti qëndrimin se u takon politikanëve në Bosnje dhe Hercegovinë të zgjidhin situatën aktuale.

YouTube player
sqhrenfrdeit