Bota

Shefi i NATO-s kritikon reagimin e Rusisë ndaj dëbimit të diplomatëve

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se i vjen keq për vendimin e Rusisë që të ndalojë punën e zyrës së aleancës në Moskë.

Duke folur në një konferencë për media në Bruksel, Stoltenberg tha se kjo masë nuk shërben për të promovuar dialogun ose mirëkuptimin reciprok.

Sidoqoftë, NATO do të mbetet e hapur për dialog, drejtpërdrejt ose përmes Këshillit NATO-Rusi, tha Stoltenberg.

Komentet vijnë pasi Moska tha se do të pezullojë punën e misionit të saj në selinë e NATO-s në Bruksel, nisur nga fillimi i nëntorit. Përveç kësaj, edhe misioni ushtarak i NATO-s në Moskë nuk do të lejohet të vazhdojë punën e tij.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Ky reagim i Moskës erdhi pasi NATO-ja tha se u ka tërhequr akreditimin tetë diplomatëve rusë në Bruksel, nën pretendimet se ata kanë qenë “oficerë të padeklaruar të inteligjencës”.

NATO po ashtu tha se delegacioni i Moskës në aleancë do të përgjysmohet nga 20 veta në 10.

Stoltenberg tha të mërkurën se vendimi i NATO-s për të tërhequr akreditimet është bazuar në gjetjet e inteligjencës dhe shtoi se diplomatët në fjalë ishin operativë të inteligjencës ruse.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

“Aleatët kanë shprehur shqetësim të madh për këto lloje të aktiviteteve malinje që kemi parë gjatë viteve të fundit”, tha Stoltenberg.

Si shembuj, Stoltenberg përmendi përpjekjen e dështuar për grushtshtet në Mal të Zi në vitin 2016, sulmin me agjent nervor në qytetin Sallsbëri të Anglisë në vitin 2018 dhe përpjekjen për piraterim të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në po të njëjtin vit./rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *