Shefi i NATO-s: Evropa duhet të shpenzojë më shumë në ushtri ose nuk do të kemi siguri më
Kohët e fundit është bërë shumë për kontributin e anëtarëve të NATO-s për mbrojtjen.
Bëhet e ditur se objektivi aktual është që çdo komb të dedikojë 2% të GDP-së së tij për mbrojtjen, të cilën një e treta e anëtarëve të aleancës nuk po e përmbushin.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që Evropa të paguajë më shumë – një mesazh i përsëritur nga Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shkruan skynews.
Hegseth tha se “2% është një fillim, por nuk mjafton, nuk mjaftojnë as 3%, as 4%, e as 5%, urgjenca është reale”.
Së fundmi, është deklaruar edhe vetë shefi i NATO-s, Mark Rutte.
“Ne duhet të shpenzojmë më shumë. Pjesa evropiane e NATO-s duhet të shpenzojë më shumë”, tha Rutte.
“Duhet ta çojmë ndoshta në 3%. Tani nuk mund të them një numër të saktë, por do ta bëjmë atë bazuar në fakte dhe shifra”, shtoi ai.
“Por është absolutisht e qartë nëse qëndrojmë me shifrat aktuale, nuk do të jemi të sigurt për katër ose pesë vjet”, përfundoi deklaratën me paralajmërim shefi i NATO-s.
Rruga Press