Bota

Shefi i grupit të OKB-së: Eksodi i refugjatëve palestinezë nga Rafah në Egjipt do të ishte katastrofë

”Çdo zhvendosje e refugjatëve palestinezë nga Rafah në Egjipt do të ishte një katastrofë”.  Kështu u shpreh komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi, shkruan CNN.

Egjipti thuhet se po përgatit një zonë për palestinezët e zhvendosur si një emergjence, ndërsa shqetësimet rriten për një ofensivë të mundshme izraelite në qytetin kufitar jugor të Rafahut, ku deri në 1.4 milionë palestinezë po kërkojnë strehim.

Lexo më shumë  Trump refuzon të kërkojë falje për postimin racist ndaj çiftit Obama

Duke folur në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të premten në mëngjes, Grandi tha se një eksod në zonën e Sinait të Egjiptit do të ishte “një fatkeqësi për palestinezët… një fatkeqësi për Egjiptin dhe një fatkeqësi për të ardhmen e paqes”.

Kur u pyet nëse autoritetet egjiptiane kishin kontaktuar UNHCR-në për planet e mundshme të emergjencës, ai deklaroi: “Egjiptianët thanë se njerëzit duhet të ndihmohen brenda Gazës dhe ne po punojmë për këtë.

Lexo më shumë  Kryebashkiaku Mamdani nënshkruan urdhër ekzekutiv që kufizon qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e New Yorkut
YouTube player