KryesoreLajme

SHBA zgjedh Kurtin, lë në errësirë Ramën!

Nga Boldnews.al

Pa u ulur ende në mbledhjen e parë të qeverisë së re, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e uroi ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, duke dhënë një mesazh të qartë edhe në qasjen tërësisht ndryshe që ka me qeverinë shqiptare.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”, shkruhej në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Mjafton vetëm një krahasim në kohë dhe formë, për të kuptuar se Shtëpia e Bardhë po e sheh si “dele të zezë” kryeministrin tonë, por koha dhe forma për ta nxjerrë nga “vatha” mbetet për tu parë. Faktet janë ashiqare. Më 27 maj të vitit të kaluar, plot 16 ditë pas zgjedhjeve, ambasada e SHBA-ve në Tiranë reagoi thatë dhe shkurt, por me tekst kuptimplotë.

Lexo më shumë  Shqipëria “ngec” tek aftësitë digjitale/ Raporti: Mbetet larg standardeve të BE

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”. E theksuar “Partneritet me Shqipërinë”, por jo me qeverinë, lajmëroi një epokë tjetër të marrëdhënieve me Ramës që vinte nga Uashingtoni deri në Tiranë.

Krejtësisht një qëndrim ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2021 kur ish-ambasadorja në atë kohë Yuri Kim, pa u certifikuar ende rezultati zgjedhor uroi në vetë të parë Edi Ramën dhe PS-në. “Përgëzojmë kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre elektorale”-shkruante ambasada Amerikane me Kimin në krye, më datë 28 prill tre ditë pas zgjedhjeve dhe ende të pacertifikuara zyrtarisht.

Lexo më shumë  Kuvendi i Kosovës mblidhet në orën 19:00 për të formuar komisionet, për buxhetin 2026 dhe rezolutën

Ajo kohë iku, tashmë administrata Trump ka tjetër zgjedhje dhe përzgjedhje edhe në formën sesi po sillet ndaj drejtuesve të vendeve të ndryshme, duke bërë haptas diferencimin. Ftesën për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” Rama e shiti si “sukses personal”, por në mënyrë krejt të pakuptimtë nuk mori pjesë në nëshkrimin e saj, duke mos qenë I pranishëm në shtrëgimin e duarve të Trump, diçka që e bëri presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Diçka më e madhe sesa kjo qeverisje me mendësi të shkurtër po luhet, qartësinë e së cilës çështja javësh do e shohim, por dukshëm mesazhet diplomatike që vijnë si zë zyrtar nga Uashingtoni kanë lënë në errësirë të plotë kreun e qeverisë shqiptare që nën haluçinacione po besonte se ishte “lider global”, ose brand siç e quajnë idhtarët e tij Rilindas.

YouTube player