Lajme

SHBA/ Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të takohen me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti kanë shkuar dje në SHBA, në Uashington D.C. për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Kongresi i SHBA për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

Vetë Osmani ka njoftuar në Fb për synimin e kësaj vizite në një shënim në Fb:

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit, do të kemi nderin të pritemi nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot në orën 16:30, sipas kohës lokale në Washington D.C.

Së bashku me Kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara,” ka përfunduar Osmani duke shtuar edhe foton në vijim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *