Bota

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja për Iranin, për shkak të furnizimeve me dronë dhe pajisje tjera të grupeve kryengritëse që i mbështet në Irak, Liban, Jemen dhe Etiopi.

Sanksionet e reja janë vendosur ndaj dy anëtarëve të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit (IRCG), dhe dy kompanive për të cilat Shtetet e Bashkuara thonë se janë të lidhura me programin e dronëve të IRCG-së.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish portin rus të Ust-Lugës në Detin Baltik

Njoftimi për sanksionet është bërë nga Departamenti i Thesarit në SHBA, i cili ka thënë se përhapja e këtyre mjeteve nga Irani kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

“IRGC-ja ka përdorur dhe përhapur dronët, përmes të cilëve janë bërë edhe sulmet ndaj forcave të SHBA-së dhe anijeve ndërkombëtare”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Dy firmat, Kimia Part Sivan Company dhe Oje Parvaz Mado Nafar Company, së bashku me drejtorin menaxhues të kësaj të fundit, u sanksionuan për furnizim me motorë dhe asistencë teknike për programin e dronëve, tha Departamenti i Thesarit.

Lexo më shumë  Zbardhet telefonata e përgjuar mes ministrit të jashtëm të Hungarisë dhe Lavrovit

“Ne jemi të vendosur të kundërshtojmë të gjithë aktivitetin kërcënues të Iranit dhe atyre që e mbështesin atë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Twitter.

Sanksionet përfshijnë bllokimin e pasurisë në Shtetet e Bashkuara të individëve dhe subjekteve të tjera.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *