SHBA thotë se do të vendosë 7.000 trupa të tjera në Gjermani
Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një valë të re sanksionesh kundër Rusisë dhe tha se SHBA po dërgon forca shtesë në Gjermani për të forcuar NATO-n përballë agresionit nga presidenti Vladimir Putin.
Duke folur gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan tha se “liria do të mbizotërojë” pasi Putin “zgjodhi këtë luftë”, përcjell Telegrafi.
Presidenti Biden tha se sanksionet që SHBA po vendosin sot synojnë të “maksimizojnë ndikimin afatgjatë” në Rusi, duke minimizuar ndikimin tek aleatët.
Ai e bëri të qartë se trupat amerikane nuk do të luftonin në Ukrainë, por SHBA do të ndihmonte në mbrojtjen e “çdo centimetër të territorit të NATO-s” – pasi autorizoi forca shtesë amerikane në Gjermani.
Dhe një zyrtar amerikan i mbrojtjes konfirmoi më vonë se SHBA do të dërgojë 7,000 trupa në Gjermani për të ndihmuar në sigurimin e aleatëve të NATO-s, të cilët janë pjesë e një kontigjenti më të madh që tashmë ishte vënë në gatishmëri në fillim të këtij viti.
Rruga Press