BotaKryesore

SHBA: Territori ukrainas, temë e bisedimeve me Rusinë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Michael Waltz, ka deklaruar se bisedimet për Ukrainën do të përfshijnë edhe temën e territorin dhe për garancitë e sigurisë.

Ai ka thënë se fundi i luftës me Rusinë duhet të jetë i përhershëm, e jo “i përkohshëm siç e kemi parë në të kaluarën”.

“Ne e dimë se realiteti praktik është se do të ketë disa diskutime për territorin dhe do të ketë diskutime për garancitë e sigurisë. Këto janë bazat themelore që do të mbështesin dhe do të jenë në themel të çdo lloj diskutimi. Por, unë mendoj se pjesa më e rëndësishme është se presidenti ka shprehur dëshirën e tij, vendosmërinë e tij për t’i dhënë fund kësaj lufte, për t’i dhënë fund vrasjes që po ndodh… Nuk është në interesin e asnjërit vend. Nuk është në interes të botës, dhe sigurisht jo në interes të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës”, ka thënë Waltz pas takimit

Lexo më shumë  Anëtari më i ri i NATO-s po dërgon aeroplanët ushtarakë për të kontrolluar kufirin e aleancës me Rusinë

Zyrtari amerikan shtoi se këto çështje bëjnë që negociatat të lëvizin para.

YouTube player
sqhrenfrdeit