SHBA-të “thyejnë në mes” Rusinë, Biden shpall sanksionet e dhimbshme: Ky është vetëm fillimi
Presidenti amerikan Joe Biden sapo ka filluar fjalimin para popullit pas agresionit rus ndaj Ukrainës ku dje Putini njohu si të pavarura dy rajonet separatist të Luhanskut dhe Donjeckut, ndërsa sot mori leje nga Duma për dërgimin e ushtrisë jashtë kufijve rus.
“Vladimir Putin ka rrethuar Ukrainën me 150 mijë trupa. Dje njohu si republika dy rajone separatiste dhe tani ka leje për të futur ushtrinë në Ukrainë duke shkelur sovranitetin e një shteti.
Kjo ëdhtë një shkelje flagrante e ligjeve ndërkmbëtare dhe duhet të marrë një përgjigje të prerë nga komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam takuar Putinin para pak më shumë se një muaji dhe i thash përballë se ne do të veprojmë nëse ata nisin luftën ndaj Ukrainës. Sot shpallim sanksionet e para ndaj Rusisë”, tha Biden duke theksuar se duke filluar nga nesër bankat ruse do të ndërpriten nga sistemi financiar ndërkombëtar.
Po ashtu, Presidenti Biden tha se janë vendosur sanksione ndaj dy bankave ruse si edhe ndaj disa familjeve të pasura në Rusi, të njohura për afrimitetin me regjimin e Putinit.
Rruga Press