Bota

SHBA-të të shqetësuara për planet e Phenianit për t’i dërguar armë Rusisë

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se Koreja e Veriut mund të jetë duke planifikuar t’i dërgojë më shumë armë Rusisë, tha të hënën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u angazhua të forcojë bashkëpunimin strategjik me Moskën.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut tha të hënën se Kim e bëri këtë premtim në një mesazh drejtuar presidentit rus Vladimir Putin për të shënuar Ditën Kombëtare të Rusisë.

Lexo më shumë  Gjermani – Muzeu më i madh i teknologjisë heq nga muri portretin e Elon Musk

Kim bëri thirrje për “bashkëpunim më të ngushtë strategjik” me Moskën, tha KCNA.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se pavarësisht mohimeve të Phenianit se i kishte shitur armë Rusisë për luftën ndaj Ukrainës, Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Koreja e Veriut kishte bërë një dërgesë armësh, përfshirë raketa për grupin mercenar Wagner të mbështetur nga Kremlini në nëntor 2022.

“Ne jemi të shqetësuar se Koreja e Veriut po planifikon të dërgojë më shumë pajisje ushtarake në Rusi,” shtoi zëdhënësi.

Lexo më shumë  Trump kërcënon BE-në me tarifa nga 1 shkurti

Koreja e Veriut ka ndërmarrë hapa për të krijuar lidhje më të ngushta me Kremlinin dhe ka mbështetur Moskën pasi ajo filloi agresionin ndaj Ukrainës vitin e kaluar, duke fajësuar “politikën hegjemoniste” të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.

Shtetet e Bashkuara thanë në mars se kishin informacione se Rusia po përpiqej në mënyrë aktive të merrte armë nga Koreja e Veriut në këmbim të ndihmës ushqimore./VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *