Lajme

“ShBA-të të promovojnë njohjen e Kosovës” – kongresmenët amerikanë me rezolutë për rikonfirmimin e partneritetit mes dy vendeve

Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Elissa Slotkin dhe Lisa McClain, i janë drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve me një rezolutë në të cilën kërkohet rikonfirmi i partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.

Në pikën e parë të kësaj Rezolute shkruan se “Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i ngushtë i Republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës mbetet partnerë i ngushtë i Shteteve të Bashkuara”.

Tutje në pikën dy thuhet se “duhet të mbetet politikë e Shteteve të Bashkuara të promovojë njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran, i pavarur, demokratik, mutlietnik brenda kufijve të saj të njohur”.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në tekstin e rezolutës së hartuar nga tre kongresmenët amerikanë, renditen edhe disa fakte që duhet të merren parasysh, duke përmendur interesin kombëtar të SHBA-së për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin sa më të madh të rajonit në komunitetin euroatlantik.

Më tej përmendet edhe fakti i njohjes së pavarësisë së Kosovës më 18 shkurt 2008 nga SHBA-të, të cilat janë zotuar “të vazhdojnë të jenë miku dhe partneri i ngushtë i Kosovës”.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ndër të tjera përmendet edhe bashkëpunimi ushtarak në mes të SHBA-së dhe Kosovës, ndihmat financiare që SHBA i ka dhënë Kosovës si dhe strehimi i refugjatëve afganë në Kosovë.

Kjo rezolutë i është dorëzuar Dhomës së Përfaqësuesve më 4 gusht të këtij viti.

Rruga Press

YouTube player