SHBA-të dhurojnë pajisje për Forcat e Armatosura: Në 2 vite 1 mln $ në rinovimin e dy tuneleve
Përmes një postimi, Ambasada Amerikane bën me dije se SHBA-të gjatë dy viteve të fundit i kanë dhuruar vendin tonë rreth 1 milion dollarë në rinovimin e dy tuneleve të ruajtjes së municioneve.
Të pranishëm në dhurimin e këtyre pajisjeve nga SHBA-të ka qenë i pranishëm Zëvendës Shefi i Misionit Demian Smith dhe Shefi i Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje LTC Erol Munir.
Zëvendës Shefi i Misionit Smith tha se Një nga pjesët më të rëndësishme të marrëdhënies SHBA-Shqipëri ka qenë partneriteti i jashtëzakonshëm në fushën e mbrojtjes.
“Zëvendës Shefi i Misionit Demian Smith dhe Shefi i Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje LTC Erol Munir morën pjesë në një ceremoni dhurimi në Batalionin e Inxhinierëve të Forcave të Armatosura Shqiptare. Gjatë dy viteve të fundit, Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (@US_EUCOM) ka investuar rreth një milion dollarë në rinovimin e dy tuneleve të ruajtjes së municioneve, si dhe pajisje dhe trajnime për Forcat e Armatosura Shqiptare. “Është frymëzuese të shikojmë pas në tridhjetë vitet e fundit dhe të shohim se sa shumë kemi arritur. Një nga pjesët më të rëndësishme të marrëdhënies sonë ka qenë partneriteti i jashtëzakonshëm në fushën e mbrojtjes. Kush do ta kishte imagjinuar tridhjetë vjet më parë, se sot do të ishim aleatë në NATO dhe ushtritë tona do të bënin kaq shumë së bashku këtu dhe në mbarë botën”, – tha Zëvendës Shefi i Misionit Smith gjatë ceremonisë. Shefi i Mbrojtjes së Shqipërisë, Gjeneral Major Bajram Begaj, falënderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën ndaj ushtrisë shqiptare dhe zbuloi pllakatën në përkujtim të punës dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm.”
Rruga Press