KryesoreLajme

SHBA sanksionon industrinë serbe të naftës

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj industrisë së naftës të Rusisë, sanksione që kanë shënjestruar edhe kompaninë serbe, NIS (Industria e Naftës së Serbisë).

Në një komunikatë për media, Thesari ka njoftuar se ka vepruar për të përmbushur zotimin për të reduktuar të hyrat e Rusisë nga energjia, duke bllokuar veprimin e gjigantëve Gazprom Neft dhe Surgutneftegas.

NIS-i u sanksionua si “rrezik dytësor”, për shkak të lidhjes me Gazpromin rus.

Lexo më shumë  Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Gazprom Neft ka aksione në NIS, që nga viti 2022. Aksione ka edhe kompania e saj mëmë Gazprom. Sipas të dhënave të NIS-it, kompania Gazprom Neft zotëron sot 50 për qind të kapitalit aksionar të NIS-it, Republika e Serbisë zotëron 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom zotëron 6.15 për qind të aksioneve, transmeton REL. Pjesa tjetër u takon qytetarëve, punonjësve, ish-punonjësve dhe aksionarëve të tjerë më të vegjël.

Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane që nga viti 2014, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, dhe kompanisë i është ndaluar qasja në tregjet e BE-së dhe SHBA-së.

Lexo më shumë  Qeveria do ta mbështesë familjen e Enver Hadrit me 100 mijë euro në rastin e rigjykimit në Bruksel për vrasjen e tij

NIS-i  zotëron më shumë se 400 pika karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit: Bosnje dhe Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari.

Në një konferencë për media, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u shpreh se bëhet fjalë për “sanksione të rënda dhe serioze” dhe se kërkohet “largimi i plotë i Rusisë nga pronësia e NIS-it”.

YouTube player