KryesoreLajme

SHBA sanksione Luftar Hysës për pastrim parash me kartelin Sinaloa, 2 vite më parë vizitonte Ramën në zyrë

Luftar Hysa, njeriu që Edi Rama e priti në zyrën e tij në kryeministri dy vite më par (foto lart) ë, u sanksionua sot nga Shtetet e Bashkuara dhe Meksika nën akuzë për pastrim parash të kartelit famëkeq meksikan, Sinaloa.

Njoftimin e bëri Departamenti i Thesarit në SHBA, që njofton se  SHBA dhe Meksika kanë goditur një rrjet të madh të pastrimit të parave të lidhur me kartelin Sinaloa, të drejtuar nga “Hysa Organized Crime Group”.

Kështu e quan Departamenti i Thesarit Luftar Hysën me njerëzit e tij të afërt, Arbenin, Ramizin, Fatosin dhe Fabjon Hysën.

Lexo më shumë  Si po i detyron burokracia në Shqipëri gazetarët që të heqin dorë nga kërkesat për informacion

Sipas Departamentit, “Hysa Organized Crime Group”. është një grup kriminal familjar me origjinë shqiptare dhe bazë në Meksikë, Kanada dhe Europë.

Sipas njoftimit, Departamenti Amerikan i Thesarit ka sanksionuar plot 27 individë e kompani, ndërsa Departamenti po propozon që 10 kazino në Meksikë të shkëputen nga sistemi financiar amerikan, pasi dyshohen se janë përdorur për pastrim parash dhe trafik narkotikësh.

Familja Hysa, Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa, akuzohet se ka përdorur biznese, kazino dhe restorante në Meksikë për të pastruar para për kartelin Sinaloa dhe për trafikantë ndërkombëtarë. SHBA thotë se grupi ka transportuar para në cash drejt SHBA-së, ka përdorur kompani në Europë për të fshehur fitimet dhe ka operuar me dijeninë e kartelit Sinaloa.

Lexo më shumë  Kurti: Me projektligjin për çmimet tavan evitohen keqpërdorimet në emër të krizave

Sanksionet bllokojnë çdo pasuri të tyre në SHBA dhe ndalojnë institucionet amerikane të kryejnë transaksione me ta. /lapsi/

YouTube player