SHBA: Rusia s’ka bërë përparime të ndjeshme territoriale
SHBA-ja vlerëson se nuk ka pasur avancime të mëdha territoriale për Rusinë deri më tani, që nga fillimi i fazës së re të ofensivës së zgjeruar të Rusisë në Donbas; kjo sipas dy zyrtarëve të lartë amerikanë me njohuri për këto çështje.
SHBA-ja ka vëzhguar disa sulme të reja nga forcat ruse, të cilat duket se po bëhen për të testuar mbrojtjen e Ukrainës, tha një nga zyrtarët. Megjithatë, vijat e frontit mbeten statike, ende pa asnjë territor të madh të ndryshuar.
Një paketë e re armësh prej 800 milionë dollarësh do të përqendrohet në artileri, për të ndihmuar në përgatitjen e forcave ukrainase për betejat që do të vijnë, tha zyrtari amerikan dhe një burimi nga Kongresi amerikan me njohuri rreth këtij projekt-plani. SHBA-ja u ka kërkuar “shumë” aleatëve të NATO-s që të ndihmojnë me artileri në këtë dërgesë të re të planifikuar të armëve, tha një zyrtar i lartë amerikan për CNN-in.
Rruga Press