Bota

SHBA rrëzon dronin që po i afrohej bazës amerikane me 200 ushtarë në Siri

SIRI – Një dron është parë duke fluturuar mbi bazën amerikane në Al-Tanf në Siri, por që menjëherë u rrëzua nga ushtria amerikane, e cila e ka cilësuar aktin si një kërcënim të mundshëm. Ky incident vjen më pak se dy muaj nga breshëria e dronëve dhe raketave që shënjeshtruan këtë pozicion. Dy drone u panë pranë bazës amerikane në provincën jugore të Sirisë Homs të martën, zbuloi të mërkurën zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Bill Urban.

Lexo më shumë  “Vendimi do të merret sot”, Tusk: Mbështesim fuqimisht financimin për Ukrainën

“Një nga dronët u vlerësua si demonstrues i qëllimeve armiqësore dhe u rrëzua, ndërsa po udhëtonte më thellë në zonën e dekonfliktit Al Tanf, ndërsa droni tjetër u largua vetë nga zona”, tha Urban.

Gjatë incidentit nuk u raportua për të lënduar apo dëme në bazë dhe nuk dihet nëse dronët ishin të armatosur. Incidenti i së martës vjen më pak se dy muaj pasi baza ushtarake amerikane ra pre e një sulmi masiv. Më 20 tetor, një përzierje dronësh dhe raketash ra mbi bazën, duke u raportuar se objekteve u shkaktuan dëme të rënda materiale.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *