Bota

SHBA paralajmëron Kinën: Pasoja të rënda nëse ndihmon Rusinë

Kina do të përballet me pasoja nëse ndihmon Rusinë t’i shmanget sanskioneve për pushtimin e Ukrainës. Paralajmërimi erdhi nga këshilltari për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, ndërsa zyrtarë të paidentifikuar thanë për mediat vendase se Moska i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake dhe ekonomike.

“Ne po komunikojmë drejtpërdrejtë e privatisht me Pekinin për t’i thënë se do të ketë pasoja në rastin e sanksioneve të mëdha, përpjekjeve për pushtim apo mbështetjes ndaj Rusisë për t’iu shmangur masave ndërkombëtare. Ne nuk do lejojmë që kjo gjë të ndodhë dhe që Moska t’i shpëtojë sanksioneve ekomike”, tha Sullivan në intervistën për CNN.

Sullivan tha se besonte që Pekini ishte në dijeni se Presidenti rus po planifikonte diçka para nisjes së ofensivës, por se mund të mos i ketë kuptuar përmasat e vërteta të asaj që do të ndodhte.Mediat që citojnë zyrtarë në Uashington thonë se Moska ka kërkuar gjatë ditës së fundit pajisje specifike nga Kina, përfshirë edhe dronë.

Lexo më shumë  Çfarë ndodh kur ndalet tranziti i gazit rus nëpërmjet Ukrainës?

Ministria e Jashtme kineze nuk iu referua pretendimeve në mënyrë të drejtpërdrejtë, por akuzoi SHBA-në se po përhap informacione jo të vërteta për Kinën. Zhao Lijan, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, theksoi: “Së fundmi, SHBA po përhap dezinformim kundër Kinës sa i përket çështjes së Ukrainës me qëllime dashakeqëse. Pozicioni i Kinës ndaj çështjes është i qëndrueshëm dhe i qartë dhe ne kemi luajtur gjithmonë rol konstruktiv në ruajtjen e paqes dhe promovimit të bisedimeve. Është thelbësore që palët të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve dhe të kërkojnë zgjidhje diplomatike”.

Lexo më shumë  VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

I pyetur nëse Kina kishte marrë kërkesë për ndihmë ushtarake nga Rusia, zëdhënësi i Ministrisë e cilësoi këtë si një lajm të rremë, por pa e mohuar në mënyrë direkte. Shkëmbimi i akuzave erdhi në prag të një takimi të rëndësishëm mes Sullivan dhe zyrtarëve kinezë në Romë.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar amerikan të thotë se gjatë takimit, këshilltari amerikan për sigurinë do t’i bëjë të qartë Pekinit për pasojat dhe izolimin me të cilat do të përballej nëse rriste mbështetjen për Moskën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *