BallinaBota

SHBA: Lindje nga ’embrioni i ngrirë’, vjen në jetë foshnja pas 27 viteve

Një çift në Tenesi të SHBA kanë sjellë në jetë një vogëlushe, embrioni i së cilës qëndroi i ngrirë në Bankën e Dhurimit për plot 27 vite. Foshnja një muajshe gëzon shëndet të plotë, ndërsa lindja e saj ka vendosur një rekord të ri në familjen Gibson pasi vajza e parë e çiftit, Emma vjen gjithashtu nga një embrion i ngrirë.

Megjithëse Molly Gibson është pak më shumë se një muajshe, ajo mund të kishte lindur në çdo moment në 27 vitet e fundit. Embrioni i saj ishte ngrirë që nga tetori i 1992 deri në fillim të këtij viti në shkurt, kur Tina dhe Ben Gibson nga Tenesi  adoptuan embrionin e saj.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Vogëlushja Molly lindi në fund të Tetorit – gati 27 vjet pasi embrioni i saj qendroi i ngrirë. Lindja e saj ka vendosur një rekord të ri në familjen Gibson pasi vajza e parë e çiftit, Emma vjen gjithashtu nga një embrion i ngrirë.

 “Njësoj si me vajzën e parë Emën, u lumturuam për ardhjen në jetë të Mollit. Vetëm se nuk e kishim menduar se do të thyenim një tjetër rekord botëror” shprehet mamaja e vogëlusheve.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Tina Gibson mbeti shtatzënë me Emma dhe Molly me ndihmën e Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve, një organizatë jofitimprurëse në Knoxville që ruan embrione të ngrira të çifteve që kanë vendosur të mos i përdorin. Familjet mund të adoptojnë ato embrione, të cilat më pas transferohen në mitrën e një prindi adoptees, me fekondim in vitro.

Emma, vajza e madhe e Gibsons, lindi në nëntor 2017 dhe vendosi rekordin e mëparshëm për embrionin me ngrirjen më të gjatë të njohur që ka rezultuar në një lindje, sipas qendrës. Ajo ishte e ngrirë për 24 vjet./RrugaPress/

YouTube player