SHBA kryen një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër Houthi
Një sulm i SHBA-së në portin e naftës Ras Isa në Jemenin perëndimor ka vrarë të paktën 38 persona, raportuan mediat lokale, duke e bërë atë një nga ditët më vdekjeprurëse që kur SHBA filloi sulmet e saj ndaj militantëve të mbështetur nga Irani.
TV Al Masirah tha se sulmet, për të cilat ushtria amerikane tha se kishin për qëllim ndërprerjen e furnizimit me karburant të militantëve Houthi, plagosën gjithashtu 102 persona.
Raportet fillestare, duke cituar ministrinë lokale të shëndetësisë, thonë se numri i të vdekurve është të paktën 17, shkruan CNN.
“Qëllimi i këtyre sulmeve ishte shkatërrimi i burimit ekonomik të fuqisë së Houthis, të cilët vazhdojnë të shfrytëzojnë dhe të shkaktojnë dhimbje të madhe tek bashkatdhetarët e tyre”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në platformën X.
U.S. CENTCOM has announced that precision strikes destroyed the Houthi-controlled Ras Isa fuel port in Yemen. The action was taken to disrupt the group’s financial lifelines, as the site was reportedly used to facilitate illicit fuel sales that funded their ongoing terrorist… pic.twitter.com/G9GUtfl23w
— GMI (@Global_Mil_Info) April 18, 2025
Ndryshe, SHBA filloi sulme të mëdha kundër Houthi muajin e kaluar, duke thënë se ato do të vazhdojnë derisa të ndalojnë sulmet e anijeve në Detin e Kuq.
Që nga nëntori i vitit 2023, Houthit kanë nisur dhjetëra sulme me dronë dhe raketa, duke thënë se ata kanë në shënjestër anijet e lidhura me Izraelin, në shenjë proteste dhe hakmarrjeje për luftën në Gaza.
Raportohet se sulmi i së enjtes ishte një nga më vdekjeprurësit që kur SHBA nisi sulmet ajrore kundër Houthi, në operacionin e tyre më të madh ushtarak në Lindjen e Mesme që kur presidenti Donald Trump mori detyrën në janar.
Rruga Press