Bota

SHBA konsolidon forcën në Mesdhe, aeroplanmbajtësja ”Harry Truman” qëndron në Adriatik

Amerika dhe aleatët të bashkuar, për të treguar forcën përballë agresionit rus. Aeroplanmbajtësja “Harry Truman” gjendet në Europë për të mbështetur aleatët e NATO-s. Qëllimi është të garantohet një funksionim më i unifikuar i Aleancës, thotë oficerja e marinës, Jeannette Lazzaro.

“Ne shkojmë atje, integrohemi me partnerë të ndryshëm të NATO-s, me këdo që bashkëpunojmë, dhe punojmë për të mundësuar një komunikim pa probleme”, thotë ajo në një reportazh ekskluziv të CNN.

Ndërsa Rusia vazhdon të grumbullojë trupa pranë kufirit me Ukrainën, SHBA-ja thotë se do të ndihmojë për të forcuar më tej aleancën e NATO-s. Kjo është hera e parë që prej Luftës së Ftohtë që një grup sulmi i një aeroplanmbajtëseje vendoset nën komandën e NATO-s.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Shtetet e Bashkuara po e mbajnë Harri Truman më gjatë se sa ishte planifikuar në Europë për të siguruar aleatët se Shtetet e Bashkuara janë serioze sa i përket mbrojtjes kolektive. Rusia ka pozicionuar më shumë se 100 mijë trupa pranë Ukrainës, dhe Shtetet e Bashkuara mendojnë se Moska mund të urdhërojë një sulm në çdo moment.

Por ndërsa presidenti Biden thotë se nuk do të dërgojë forca në Ukrainë, “Harry Truman” është në gjendje të fortifikojë kahun lindor të NATO-s. Pavarësisht pranisë masive të forcave ruse në Detin e Zi, avionët luftarakë F-18 të aeroplanmbajtëses mund të arrijnë shpejt pranë Ukrainës.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

”Jemi të angazhuar ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë. Jemi në gjendje të operojmë dhe të veprojmë kudo në botë. Nëse kemi një partneritet të fortë, do të mund të përballojmë çdo kundërshtar. Ndërsa shpresohet që diplomacia do të mbizotërojë, një prej forcave më të mëdha parandaluese amerikane mbetet vigjilente dhe gati për veprim”, thotë komandanti i aeroplanmbajtëses, Curt Renshaw.

Rruga Press

YouTube player